Përmbytjet e befasishme në Tennessee të Shteteve të Bashkuara kanë shkaktuar 21 humbje jete, ndërsa 20 persona konsiderohen të zhdukur nga autoritetet.
Advertisements
“Brenda pak ditëve, kemi pasur humbje të mëdha jete nga këto evente shka/tërruese”, tha i tronditur kreu rajonal i policisë, Grant Gillespie. Guvernatori Bill Lee nga ana tjetër foli për momente katastrofike në zonën Waverly, ku ujërat e furishëm kanë shkulur shtëpitë nga themelet, ndërsa makinat i hidhnin tej si të ishin lodra.
Një prej familjeve, shtëpinë e të cilave ujërat e morën me vete, ishte ajo e Casey Hipshire. Gruaja rrëfeu për CNN se ishin brenda banesës kur ndodhi një gjë e tillë. “Po bënim gati çantat, gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk kuptuam asgjë, vetëm kur e pamë shtëpinë të mbushur me ujë. Na mbërriti deri tek gjo ksi. Ajo u shkul nga themelet dhe unë, im shoq e djali ynë 8 vjeçar ishim brenda. Thy em xhamin e dritares së kuzhinës e u ngjitëm në çati sa më shpejt që mundëm”, rrëfeu gruaja.
Advertisements
Metereologia Krissy Hurley, tha se për tre orë rresht ranë 76 mm shi në orë, një statistikë astronomike që nuk ishte dëgjuar ndonjëherë” sipas saj. Garda Kombëtare e Tennessee dërgoi dhjetëra ushtarë në zonë dhe një helikopter Black Hawk për të ndihmuar evakuimet.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!