Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, babai i dy fëmijëve përplaset për vdekje nga makina. Askush nuk gjen guximin t’i tregojë djalit të tij të vogël

Kishte dalë për të kaluar mbrëmjen me miqtë e tij në Terrazza Mascagni, duke lënë për pak orë vetëm bashkëshorten së bashku me dy fëmijët e vegjël, djalin 8 vjeç dhe vajzën vetëm 1 muajshe. Por teksa kalonte rrugën, një makinë Porsche e përplasi duke e hedhur disa metra tutje në asfalt.

Advertisements

Tragjedi mund të konsiderohet ajo që ndodhi rreth orës 3 të natës mes së premte dhe të shtunës së 21 Gushtit, në vijat e bardha të shëtitores në Livorno. Viktimë nga kjo ngjarje mbeti 36-vjeçari Gazment Bushi, një shqiptar i cili punonte si murator e që të gjithë e thërrisnin Gazi.

Ai po kalonte rrugën bashkë me një mik për të blerë një shishe ujë, kur u përplas nga makina, që vinte me shpejtësi. Në timon ndodhej një 33-vjeçar italian, i cili ndaloi për t’i ardhur në ndihmë. Para vijave të bardha kishte semafor, por që në atë orë qëndron me dritë portokalli.

Advertisements

Policia, menjëherë sapo mbërriti në vendin e ngjarjes nisi hetimet për vrasje rrugore. Shoferi ndër të tjera rezultoi pozitiv në testin e alkoolit, megjithatë brenda masës së lejuar, për këtë arsye ai nuk u arrestua, por u denoncua. Mediat fqinje shkruajnë se agjentët e policisë lokale janë të pritje të analizave toksikologjike, për të përcaktuar saktësisht gjendjen në të cilën i jepte makinës.

Për Gazin fatkeqësisht nuk mund të bëhej asgjë. Pasojat e aksidentit ishin tepër të rënda. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por humbi jetën pak minuta pas mbërritjes. 36-vjeçari do të përcillet për në banesën e fundit të hënën, në varrezat e Lupi.

Mediat fqinje shkruajnë se aksidenti i rëndë është filmuar nga një kamera sigurie në rrugë dhe është sekuestruar nga autoritetet policore. Jo vetëm kaq. E gjithë ngjarja u dëshmua nga miqtë e Gazmentit. I riu, i treti nga 5 vëllezërit, jetonte prej më shumë se 20 vjetësh në Itali. Djali 8-vjeçar ishte veçanërisht i lidhur pas tij.

“Ishte gjithmonë i qeshur, plot jetë dhe me shumë dëshirë për të jetuar, për t’u argëtuar me miqtë, e në të njëjtën kohë shumë i lidhur me familjen, me vëllezërit dhe bashkëshorten e tij Mirela, me të cilën më në fund kishte realizuar ëndrrën për të krijuar familje”. Kështu e kujton familja e tij 36-vjeçarin, prindërit e të cilit mbërritën në Itali nga Durrësi, për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit…

“8 vjet më parë solli në jetë djalin e tij të parë, i cili ka qenë gjithmonë i dashuruar çmendurisht pas babait të tij, e të cilit askush nuk pati guximin t’i thoshte çfarë ka ndodhur. E pas 8 vjetësh dëshironte një vajzë. Më në fund, një muaj më parë lindi princesha e tij, që ndonëse kaq e vogël e njihte të atin sapo e shihte. Fatkeqësisht, fati deshi që ta gëzonte kaq pak të voglën e tij. Të gjithë e kujtojnë për zemrën e madhe që kishte”, thuhej më tej në dedikimin e familjes së tij, të përcjellë nga mediat italiane.//tvklan.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE gjithë Turqia flet shqip, Cikalleshi e Çekici shtangin Basaksehirin (Video)
Artikulli tjetërE kryer/ Xherdan Shaqiri ‘zbarkon’ në Francë, Lyon arrin marrëveshjen me Liverpool