Më mirë prishet! Sokol Cikalleshi, Endri Çekiçi dhe Zymer Bytyqi ishin protagonistë në fitoren e dytë të Konyaspor kundër Istanbul Basaksehir me rezultatin 2-1.
Advertisements
Mesfushori nga Pogradeci shënoi një gol fantastik në fillimin e pjesës së dytë dhe vendosi baraspeshën, ndërsa në fund e morën skenën dyshja tjetër.
Zymer Bytyqi është njeri asist. Anësori i Kosovës “gatoi” krosimin perfekt për Sokol Cikalleshin.
Advertisements
Sulmuesi kavajas nuk fali dhe me një goditje me kokë e çoi topin në rrjetë, duke i dhënë sërish fitoren skuadrës së tij. 180 minuta, 2 gola, Cikalleshi e ka nisur “flakë”. /abcnews.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!