Prej ditësh pritet që në Shqipëri të mbërrijnë qytetarët e parë afganë, të cilët do të strehohen në vendin tonë për një periudhë kohe, për shkak të situatës në Afganistan, ku talebanët kanë marrë nën kontroll shtetin.
Advertisements
Por avokati i njohur Altin Goxhaj ka bërë një deklaratë të frikshme, pasi thotë se nga mijëra afganë që do vijnë në Shqiëpri, qindra janë pedofilë, pasi e kanë traditë të abuzojnë me fëmijët.
“Janë me mijëra që do të vijnë. Qindra prej tyre janë pedofilë. Sepse e kanë në traditë, quhet bucha-baz. Ata veshin djemtë e vegjël si femra kërcimtare dhe i abuzojnë seksualisht. Ka patur një debat të madh kur ishte ushtria amerikane, organizatat ndërkombëtare e ngritën si shqetësim. Por ushtarët amerikanë nuk kishin çfarë të bënin sepse është pjesë e traditës së tyre, prandaj thanë “e ka në dorë policia vendase”. Është e frikshme! Truqia dhe Greqia kanë pritur me mijëra sirianë dhe të tjerë. E keni parë që po ndërtojnë mure gjigante? Sepse këta janë të tjerë, janë afganë dhe nuk i duan”, tha ndër të tjera avokati Altin Goxhaj ne FaxNews.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!