Po shkonte të blinte ujë, shqiptari përplaset për vdekje mbi vijat e bardha

Një aksident automobilistik i ka marrë jetën duke u gdhirë e shtuna një 36-vjeçari shqiptar, lindur në Durrës e banues në Livorno, Itali.

Advertisements

Në orën 3 pas mesnate ai ishte duke kaluar rrugën në vijat e bardha (semafori me drita të verdha për shkak të orës së vonë), kur u godit nga një makinë e tipit Porsche.

Drejtuesi i mjetit, një 33-vjeçar nga Fiesole, gjithashtu rezident në Livorno, nuk arriti të frenonte në kohë për shkak të shpejtësisë së lartë, por edhe për shkak të konsumimit të alkoolit.

Advertisements

Shkaktari i aksidentit ndaloi menjëherë duke u përpjekur të ndihmonte viktimën.

I ndjeri ishte një murator shqiptar, Gazment Bushi, i cili punonte në firmën e ndërtimit të vëllait, ‘Edil Bushi’, dhe kishte dalë për të kaluar disa orë me miqtë. Në momentin fatal po shkonte të blinte një shishe ujë në një lokal, i shoqëruar nga një mik.

Ky i fundit ishte me fat, pasi arriti të kërcente në kohë kur vuri re makinën. Bushi nuk arriti dhe goditja nga makina ishte e plotë, në të gjithë trupin, duke i shkaktuar dëmtime të rënda dhe vdekjen në spital.

Ai ishte i treti midis pesë vëllezërve, rezident në Itali prej 20 vjetësh, baba i dy fëmijëve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDhunë, grabitje dhe të dehur në timon/ Plasin arrestimet në Tiranë, 11 të prangosur në 24 orë
Artikulli tjetër“Çmenden” dasmorët në Shqipëri, qëllojnë në mes të autostradës me kallashnikov (Video)