Parashikimi, ja si ndryshon moti gjatë javës së ardhshme (Foto)

Javën që vjen moti do të jetë i ndryshueshëm, sidomos në pjesën e dytë të javës.

Advertisements

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e Hënë dhe e Martë pritet të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Advertisements

Duke filluar nga dita e Mërkurë pritet një ndryshim i kushteve meteorologjike. Gradualisht mbi vendin tonë do të depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme.

Moti do të nisë më kthjellime por prej mesditës pritet të kemi shtim të vranësirave të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në veri reshjet fitojnë intensitet deri mesatar.

Dita e Enjte parashikohet me reshje shiu të herëpasherëshme që në orët e para të 24-orëshit. Reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike, lokalisht reshje në formë breshëri.

Dita e Premte parashikohet të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Era do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës (përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave) fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Në fushën termike pritet rënie graduale e temperaturave.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe shpejtësi deri në 202 km/h, shoferi nuk i bindet urdhrit për të ndaluar! I riu bënte manovra të rrezikshme duke zbritur nga Mali i Tomorrit
Artikulli tjetërCovid në Greqi, 33 viktima dhe 1948 raste të reja