Me shpejtësi deri në 202 km/h, shoferi nuk i bindet urdhrit për të ndaluar! I riu bënte manovra të rrezikshme duke zbritur nga Mali i Tomorrit

Policia e Shtetit bën të ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë pezulluar 44 leje drejtimi për shpejtësi nga 128 km/h në rrugën Interurbane Tiranë -Tuneli i Krrabës dhe deri në 202 km/h në Bypass-in e Fierit.

Advertisements

Personi i cili qarkullonte me makinë me shpejtësi 202 km/h nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Ai është kapur nga policia në hyrje të Vlorës, ku edhe është gjobitur.

“Shtetasi E.L, nga Tirana qarkullonte me mjetin e tij nga Fieri në Vlorë me shpejtësi 202 km/h i konstatuar nga radari i Policisë Rrugore Fier në Bypass-in e Fierit. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe ka vijuar me shpejtësi në drejtim të Vlorës ku dhe është ndaluar në hyrje të Vlorës nga shërbimet e Policisë të DVP Vlorë. Drejtuesi i mjetit është ndëshkuar me masë administrative 24.000 lekë të rinj dhe me pezullim të lejes së drejtimit për 12 muaj si dhe zbritje 8 pikë nga leja e drejtimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisements

Gjithashtu janë pezulluar dhe 33 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje te dehur. Janë arrestuar 13 drejtues mjetesh nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

“Shtetasi H.B., 30 vjeç, nga Saranda , duke zbritur nga Mali i Tomorrit me automjetin tip “Nissan” dhe me katër pasagjerë, rreth orës 15:00 të ditës së sotme është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore Berat duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë dhe gjatë kryerjes së alkooltestit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën testi i parë 0.85mg/l dhe testi i dytë 0.91 mg/l, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës”, sqaron policia.

Po gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me gjobë 1553 drejtues mjetesh për shkelje që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇun Lajçi ia thotë disa fjalë Goldit pas reagimit të parë që bëri për faljen e namazit në rrugë
Artikulli tjetërParashikimi, ja si ndryshon moti gjatë javës së ardhshme (Foto)