Festa e Shenjtë e Bektashinjve çdo vit në Teqenë e Kulmakut mbledh rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e mbarë bota.
Advertisements
Festa e Shenjtë e Bektashinjve ka filluar që me datë 18 gusht dhe do të vazhdojë deri më 25 gusht, ndërsa dita e sotme është dita kulminante e këtij Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit.
Kryegjyshi botëror, Edmond Brahimaj dje ka përcjellë edhe një mesazh në këtë festë të shenjtë. Në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve, ai tha se ata duhet t’i luten Zotit për sa më shumë dashuri, paqe dhe harmoni midis njerëzve.
Advertisements
Gjatë ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës,ku çdo pelegrin falet për shëndet,mirësi e paqe në familjet e tyre.
Mali i Tomorrit konsiderohet i shenjtë, pasi në të prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!