Mësojeni tani! Këto janë pesë simptomat e Covid-it te njerëzit që kanë marrë dy dozat e vaksinës

Njerëzit e vaksinuar me dy doza janë paralajmëruar që të kenë kujdes për pesë simptoma që mund të tregojnë se janë infektuar me Covid.

Advertisements

Hulumtimi i fundit ka treguar se kushdo që kap variantin Delta pavarësisht se ka pasur marrë dy dozat e vaksinës ka shumë më shumë gjasa të zhvillojë simptoma në krahasim me shtamet e mëparshme.

Duke u bazuar në gjetjet e tyre ekspertët po paralajmërojnë njerëzit të mos mendojnë se janë imunë nga infeksioni.

Advertisements

Njerëzve të vaksinuar u është thënë se virusi mund të shkaktojë simptoma të ndryshme. Aplikacioni ZOE Covid, i cili po ndjek shpërthimin, ka gjetur se simptomat më të zakonshme që raportohen nga ata që janë infektuar me Covid kohët e fundit, janë sekrecionet e hundës, dhimbje koke, humbje e nuhatjes, teshtitje dhe dhimbje të fytit.

Studimi i Universitetit të Oksfordit në rreth 700,000 njerëz ka zbuluar se gjysma e tyre që u infektuar, raporton se kishin simptoma. Profesori Tim Spector, studiuesi kryesor për ZOE ka paralajmëruar gjithashtu se të dhënat tregojnë se vaksinat mund të bëhen më pak efektive me kalimin e kohës.

Kjo do të thotë që njerëzit e moshuar dhe më të prekshëm të cilët ka të ngjarë të kenë marrë dozat e vaksinës në fillim të vitit, mund të kenë më shumë gjasa të sëmuren.

Përditësimi i fundit nga aplikacioni tregoi se aktualisht ka 13,604 raste të reja simptomatike ditore në njerëzit plotësisht të vaksinuar në Mbretërinë e Bashkuar, një rritje e lehtë në javën e kaluar pas disa javësh ulje.

“Ndërsa vaksinat kanë ndihmuar në zvogëlimin e ashpërsisë së sëmundjes, rritjet e rasteve kohëte fundit kanë na bëjnë të besojmë se mbrojtja e ofruar nga vaksinat po zbehet që do të thotë se edhe njerëzit e vaksinuar plotësisht me të dyja dozat mund të infektohen në të ardhmen”, është shprehur Prof Spector.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak3 vajza dhe 11 djem, zgjidhen konkurrentët e “Për’puthen 3”/ Autorja e programit zbulon sekretet, ja data kur do nisë emisioni
Artikulli tjetërVràsjà mìsterìoze në Vlorë, ky është i riu që u gjet i pa jetë në makinë(Emri)