3 vajza dhe 11 djem, zgjidhen konkurrentët e “Për’puthen 3”/ Autorja e programit zbulon sekretet, ja data kur do nisë emisioni

“Për’puthen” do nisë së shpejti sezonin e tretë. Autorja e programit Olsa Muhameti ka realizuar së fundmi një bisedë me ndjekësit në Instastory ku u është përgjigjur disa prej pyetjeve të tyre. Kështu, ajo ka zbuluar se “Për’puthen” nis më 6 shtator dhe se janë në momentet e fundit të audicioneve.

Advertisements

Po ashtu, Olsa ka treguar se janë zgjedhur edhe konkurrentët e parë që do të futen në studio. “Tashmë 3 vajza janë vendosur dhe 11 djem. Edhe pak ditë audicione do të vendosin përfundimisht kasting-un e ri të “Për’puthen”.-ka shkruar ajo kur është pyetur nëse janë zgjedhur konkurrentët e parë.

Advertisements

Sakaq, një ndjekëse ka pyetur nëse programi do ketë një studio të re këtë sezon. Por, duket se do vijojë në të njëjtën studio. Olsa ka shkruar: “Jo, nuk duam të bëjmë ndryshime të paktën deri në dhjetor. Ju jeni mësuar tashmë me formatin, mjafton që gjithë personazhet janë të rinj, pjesa tjetër do qëndrojë e njëjtë“.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNuk duhet t’i neglizhoni për asnjë arsye! Ja 5 simptomat e Covid-it te njerëzit që kanë marrë dy dozat e vaksinës
Artikulli tjetërMësojeni tani! Këto janë pesë simptomat e Covid-it te njerëzit që kanë marrë dy dozat e vaksinës