‘Janë fytyra jonë’/ Robert Aliaj denoncon situatën në plazhet e jugut: Aromën e plehrave do ta miksoni me atë të detit

Këngëtari i njohur Robert Aliaj, i cili shpesh ka provokuar me qëndrimet e tij ka marrë sërish vëmendjen e publikut ku ka den oncuar një s kandal me hedhjen e plehrave në një ndër zonat më të bukura për pushim.

Advertisements

Në një postim në profilin e tij në Facebook, këngëtari i njohur thotë se situata e shëmtuar e plehrave ndodhet në hyrjen e një ndër plazheve më të bukura në jug të vendit ku çmimet janë edhe të shtrenjta.

“Ja pra shikoni çfarë pamje e bukur përpara së të arrijmë në një nga plazhet më të bukura në jug, ku birra bën 5 herë më shtenjtë sesa në 1 nga kryeqytetet europiane me 5000 euro rrogë mesatare.Ju e dini aromën e plehrave, që do ta merrni sa herë vini në plazh dhe do ta miksoni me ato aromërat e detit. Këto plehrat këtu janë fytyra ime, fytyra juaj, fytyra jonë dhe fytyra e familjeve tona. Këta jemi ne”- vijon Aliaj.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKishte ndërruar jetë prej disa orësh/ Si u zbulua 25-vjeçari i vràrë në Babicë, njoftuan menjëherë policinë(Detaje të reja)
Artikulli tjetërA shkaktojnë vaksinat infertilitet apo impotencë tek meshkujt? Studimi i ri hedh dritë mbi dyshimet