6 mijë njerëz në pritje për t’u larguar nga Kabuli/ Zëdhënësi i DASH jep lajmin

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, tregoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëjnë përpjekje për të rritur ritmin e evakuimeve amerikane dhe afgane në aeroportin e Kabulit, i cili është bllokuar nga talebanët e armatosur.

Advertisements

Si një shenjë shprese, Prince tregoi se 6 mijë njerëz janë evakuuar tashme dhe pritet të nisin fluturimin në orët e ardhshme drejt SHBA.

Pikat kontrolli nga talebanët dhe grumbullimet e njerëzve që nuk kanë dokumentacionin e nevojshëm për të fluturuar krijon kaos në aeroport, duke ngadalësuar rimtin.

Advertisements

Kjo bën të vështirë zbatimin e afatit të 31 gushtin për evakuimin e sa më shumë personave nga SHBA.

Ishte presidenti i SHAB, Joe Biden ai që dha një premtim se do të siguronte që asnjë amerikanë, apo afganë bashkëpunëtorë të mos lihej pas.

Sipas tij kjo nënkupton se përpjekjet do të vazhdojnë edhe përtej afatit zyrtar të vendosur në marrëveshjen me talebanët.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPamje nga hoteli me 5 yje ku do qëndrojnë afganët në Berat. Jacuzzi, SPA dhe pishina!(Video)
Artikulli tjetërAksident i shumëfishtë në autostradën Tiranë-Durrës, trafiku merr përmasa kilometrike