EMRI/ Me pistoletë në çantën e dorës e duke lëvizur me “Range Rover”, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi iu gjet një pistoletë të cilën e kishte pa leje.

Advertisements

I riu Enger Muça është ndaluar në aksin rrugor Manëz-Maminas teksa lëvizte me automjetin e tij tip “Range Rover”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri pistoletë, 2 krëhëra dhe 15 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme nga Policia e Durrësit për rastet e armëmbajtjes pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet. Arrestohet në flagrancë një 26-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave që disponojnë armë zjarri pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin Enger Muça, 26 vjeç, banues në Manzë, Durrës.

Shërbimet e Policisë në aksin rrugor Manëz-Maminas, kanë ndaluar automjetin tip “Range Rover”, me të cilën shtetasi Enger Muça po qarkullonte. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 krëhëra me 15 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakStudimi/ Sa gota ujë duhet të pini nga mëngjesi deri në darkë
Artikulli tjetërAnti-Covid/ Nga mbyllja e lokaleve të natës, te ndalimi i dasmave, hyjnë sot në fuqi masat e reja