Bilanc tragjik nga tërmeti me magnitudë 7.2 i shkallës Rihter, 2.189 persona kanë humbur jetën ndërsa rreth 30 mijë familje kanë mbetur të pastrehë

Sipas agjencisë së mbrojtjes civile, të paktën 2.189 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 12.200 të tjerë janë pla/gosur pas tërmetit me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter që goditi Haitin.

Advertisements

Epiqendra e tërmetit të së shtunës ishte 12 kilometra në verilindje të Saint-Louis-du-Sud, në një thellësi prej 10 kilometrash. Sipas autoriteteve, tërmeti la rreth 30.000 familje pa shtëpi.

Haiti, i cili ka pësuar shkatërrime dhe dridhje të mëdha, ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare. Një nga tërmetet më vde/kjeprurës në botë në shekullin e fundit ndodhi në Haiti më 12 janar të vitit 2010.

Advertisements

Sipas shifrave zyrtare, 316.000 njerëz humbën dhe 300.000 u pla/gosën në tërmetin me magnitudë 7.0 që goditi jugun e vendit. Rreth 1.3 milion njerëz mbetën të pastrehë si pasojë e tërmetit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMarina Vjollca në pritje të ëmbël që prej 4 muajsh, së fundmi ka zbuluar dhe gjininë e fëmijës
Artikulli tjetërTjetër ngjarje tragjike në Kabul, futbollisti 19-vjeçar humbi jetën pasi ra nga avioni në përpjekje për t’i shpëtuar talebanëve