Mbyllja e lokalit ku u bë ironi me ezanin, denoncohet në polici Imam Ahmed Kalaja

Imami i xhamisë së Rrugës së Kavajës Ahmed Kalaja është denoncuar në komisariatin nr. 2 nga pronarja e një lokali komedie në kryeqytet. Gjithçka nisi në datën 15 gusht të këtij viti kur në këtë lokal ishte mbajtur një stand up komedi ku ironizohej ezani.

Advertisements

I pari që shprehu indinjatë për këtë shfaqje ishte imami Ahmed Kalaja. Kjo ka sjellë më pas një reagim të ashpër të besimtarëve myslimanë të cilët kanë shkuar jashtë ambienteve të lokalit duke kërkuar që ky biznes të kërkonte ndjesë për fyerjen e bërë ndaj fesë së tyre.

Po ashtu në polici është denoncuar edhe një qytetar tjetër i identifikuar si Dashamir Kalaja i cili sipas pronarëve të lokalit i ka kërcënuar këta të fundit me jetë.

Advertisements

I kontaktuar nga News24, imami Ahmet Kalaja tha se nuk kishte dijeni për denoncimin, por kërkoi nga ana e policisë dhe prokurorisë të marrin masa për këtë biznes, i cili sipas tij nxit urrejtjen fetare dhe diskriminon fenë islame. /BalkanWeb

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakApeli i mjekut: Vaksinohuni urgjent, fëmijët duhet të …
Artikulli tjetërÇfarë ndodh me të vaksinuarit nëse infektohen me “Delta”? Profesori: Rreziku dhe …