Parashikimi i motit/ Fundjava vjen me diell dhe temperatura deri në 38 gradë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Advertisements

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18°C në 31°C, në zonat e ulëta nga 25°C në 37°C dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 38°C.

Era do të fryjë në drejtim Perëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

Advertisements

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të rriten ku do të variojnë: në zonat malore nga 18°C në 33°C dhe në zonat e ulëta nga 20°C në 36°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e sotme, 15 gusht 2021
Artikulli tjetërTërmeti shkatërrimtar me 304 të vdékur, momenti prekës kur dy fëmijë nxirren nga rrënojat (video)