31 viktima nga përmbytjet, Turqi shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore

31 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Turqi, 29 prej viktimave janë raportuar në Kastamonu, një nga qytetet më të goditura dhe 2 në Sinop.

Advertisements

Autoritetet shpallën gjendjen e fatkeqësisë natyrore në 3 qytete në veri të Turqisë. Në zonë vijon operacioni i kërkim-shpëtimit. Mediat turke raportojnë se aksioni është i vështirë për shkak të nivelit të lartë të ujit, ndërsa dhjetëra fshatra kanë mbetur të bllokuar nga shembja e urave.

Më shumë se 1,700 persona janë evakuuar me ndihmën e helikopterëve nga zonat e prekura nga përmbytjet.

Advertisements

Akualisht reshjet janë ndërprerë, por meteorologët parashikojnë situatë të vështirë pasi në ditët në vazhdim parashikohet shi intensiv në disa qytete të vendit. Turqia prej më shumë se dy javësh u përball me vatra të mëdha zjarresh të cilat shkaktuan tetë viktima si dhe dogjën mijëra hektarë pyje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDoni të udhëtoni drejt Italisë dhe Greqisë? Mund t’ju anulohet fluturimi, në rast se…
Artikulli tjetër“SHBA zhvillon bisedime të fshehta me Shqipërinë për strehimin e afganëve”