Shënohen dy raste me “Delta Plus”, çfarë duhet të dimë për këtë variant të ri

Në Korenë e Jugut janë shënuar dy rastet e para me variantin “Delta Plus”. Lajmin e dha Agjencia e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në këtë vend, duke bërë me dije se rasti i parë ishte një 40-vjeçar.

Advertisements

Sipas mediave vendase, ky person kishte udhëtuar, ku dhe dyshohet ta ketë marrë këtë variant të ri të Covid-19. Ndërkohë që rasti i dytë është gjetur tek një person që kishte marrë vaksinën, ndërsa ishte kthyer nga një udhëtim në SHBA.

Ndërkoë mësohet se ky variant është përhapur në Mbretërinë e Bashkuar dhe Indinë, që është njëjtë si origjinali “Delta” me disa ndryshime, ndërsa nuk ka informacione se ka rrezikshmëri më të madhe se Delta.

Advertisements

“Delta Plus’ ka pothuajse të njëjtin kod gejnetik si varianti origjinal ‘Delta’, por ndryshon, sepse ‘Delta Plus’ ka mutacione që janë vërtetuar edhe në variantin ‘Beta’, i cili u zbulua më parë në Afrikën e Jugut. Ky mutacion mendohet se jep njëfarë rezistence në trajtimin e antitrupave monoklonalë që u jepen njerëzve të prekur rëndë nga COVID-19. Ekspertët pohojnë se këto viruse nuk janë ende një kërcënim për njerëzimin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Schumacher ka mbijetuar vetëm falë gruas së tij”/ Miku i tij i ngushtë zbulon sekretet për ish-pilotin e Formula 1: Ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Artikulli tjetërI fundit! Ky shtet europian heq kufizimet për Shqipërinë, lejohet hyrja vetëm me test PCR