“Schumacher ka mbijetuar vetëm falë gruas së tij”/ Miku i tij i ngushtë zbulon sekretet për ish-pilotin e Formula 1: Ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Një aksident i rëndë i shkaktoi dëmtime të shumta Michael Schumacher. Kanë kaluar 7 vite dhe 8 muaj i shtrirë në shtrat. Edhe sot, gjendja e tij shëndetësore mbahet shumë sekret nga familja, dhe vetëm Jean Todt, ish-shefi i Shumacher te Ferrari, hedh pak dritë mbi situatën herë pas here.

Advertisements

Në një intervistë për “Bild”, francezi nënvizoi se ish-piloti i Formula 1 ka mbijetuar vetëm falë bashkëshortes së tij, Corinna.

“Që nga dita e aksidentit, kam kaluar shumë kohë me Corinna. Është një grua e mrekullueshme dhe falë përkushtimit të saj dhe të mjekëve, Schumacher ka mbijetuar, edhe pse me pasoja. Për momentin, lufta është pikërisht kundër këtyre pasojave. Shpresojmë që situata të përmirësohet”, tha Todt.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit! Aksident i trefishtë te Ura e Dajlanit, shkaktohet trafik (Detaje+Foto)
Artikulli tjetërShënohen dy raste me “Delta Plus”, çfarë duhet të dimë për këtë variant të ri