Shmànget tràgjèdià! Merr flakë në ecje autobusi në Himarë, shoferi ndalon dhe zbret 25 pasagjerët nga Kosova

Një autobus është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Ilias të Himarës. Autobusi ka qenë me turist të huaj, ndërkohë që drejtuesi i autobusit ka vënë re flakë në motor dhe është ndalur duke zbritur dhe pasagjerët të cilët nuk kanë marrë lëndime.

Advertisements

Janë njoftuar punonjësit e zjarrfikëseve të cilët kanë mundur të fikin zjarrin në motorin e mjetit.

Kanë qenë rreth 25 kosovarë me banim në Kosovë dhe po shkonin në drejtim të Sarandës. Pasi ka marrë flakë motori dhe është fikur nga zjarrfikësit, pushuesit nga Kosova janë transportuar me autobus tjetër. Shkaku i zjarrit në motor mësohet se ka qenë nxehja.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNjihuni me parashikimin e motit për sot dhe në ditët në vijim. Ja sa pritet të shkojnë temperaturat
Artikulli tjetër“Kam nevojë të marr frymë”- Me maskë oksigjeni dhe e shtrirë në spital, Fifi shqetëson fansat, ja çfarë po ndodh me të