U infektua në muajin e tetë të shtazënisë, këngëtarja e njohur humb jetën nga Covid-19 vetëm disa ditë pasi solli në jetë djalin

Këngëtarja e njohur malajziane, Siti Sara ka humbur bete jën me Covid-19, vetëm disa ditë pasi solli në jetë djalin e saj.

Advertisements

Siti u infektua në muajin e tetë të shtatzënisë dhe gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe u fut në komë dhe mjekët menjëherë ndërhynë për të shpëtuar foshnjën.

Bashkëshorti i Sitit tha për mediat e huaja se në momentet e fundit të saj, këngëtarja ka derdhur lot.

Advertisements

“Ishte sikur ajo po kuptonte atë që ne po i thonim asaj. Vështirësia ime më e madhe është që si do i them tre fëmijëve të mi që nëna e tyre nuk jeton më”, tha ai.

Përveç të porsalindurit, çifti ka dhe tre fëmijë më të mëdhenj të moshës 6 deri në 10 vjeç.

Mjekët bënë të ditur se e gjithë familja më 25 korrik ishte testuar pozitivisht nga Covid-19.

Një ditë pasi Siti kishte marrë përgjigjen e analizave kishte publikuar një video në Instagram të fëmijëve të cilët shiheshin duke qarë pas marrjes së testeve Covid.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMësojeni tani! Ja 9 arsye pse çiftet që bashkëjetojnë para se të martohen
Artikulli tjetërDoli vullnetar në lùftën kùndër zjarrit, ndërron jetë 70-vjeçari në Greqi