Eliza Dushku bëhet nënë për herë të dytë, ja emri i veçantë që i ka vendosur vogëlushit

Pesë muaj më parë, Eliza Dushku zbuloi se është shtatzënë për herë të dytë, duke publikuar në Instagram një foto me barkun e rrumbullakosur. Pritjes i ka ardhur fundi dhe aktorja tashmë ka sjellë në jetë djalin e dytë.

Advertisements

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandijan, e kanë pagëzuar të birin me emrin Bodan. Lajmin e ëmbël e dha vetë aktorja shqiptare me anë të një postimi në Instagram, duke publikuar edhe disa foto.

Në fillim, artistja shihet me barkun e rrumbullakosur duke pozuar herë vetëm e herë me bashkëshortin e saj, ndërsa në fund, Eliza publikoi një foto të këmbëve të vogëlushit të porsalindur.

Advertisements

Aktorja dhe partneri i saj u bënë prindër për herë të parë në vitin 2019, me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Philip Bourne Dushku Palandjian, por shkurt e thërrasin Bourne.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShqipëria lùftòn me flakët, Bledi Çuçi vazhdon me pushime! Në Kukës ‘mbikqyr’ ministri i Brendshëm i Kosovës
Artikulli tjetërMe byrzylyk 340 mijë euro! ‘Daily Mail’ shkruan për pushimet luksoze të fëmijëve të pasur, përmend edhe Morena Tarakun