Komiteti i Ekspertëve ngre alarm për një valë të tretë të Covid-19, Tomini: Ja çfarë pritet të ndodh

Rritjen e rasteve me koronavirus në ditët e fundit, Komiteti Teknik Ekspertëve po e përdor për të justifikuar masat kufizuese në fuqi si dhe vaksinimin e detyrueshëm. Përmes një deklarate për mediat zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha se për shkak të variantit “Delta” Komiteti parashikon një valë të tretë të infektimeve me Covid-19. Sipas saj, Komiteti Teknik vlerëson që të mbeten në fuqi masat aktuale anti-covid. Por nga ana tjetër, vetë ajo deklaroi se situata aktuale është e qetë dhe nuk po shfaq ndonjë rrezik.

Advertisements

“Nisur nga shtimi i rasteve të reja me Covid-19 dhe me shpërthimin e variantit “Delta”, gjasat janë për një tjetër shpërthim të pandemisë. Parashikohet valë tjetër për shkak se kemi ende individë të pavaksinuar, që nuk e kanë kaluar Covid-19 dhe pritet tendencë në rritje, por duhet të vijohet me masat. Gjithsesi edhe pse ka një rritje, situata mbetet e qëndrueshme. Aktualisht po ndodh e njëjta gjë, varianti “Delta” po sundon qarkullimin e varianteve të tjera në vend dhe parashikon tendencë në rritje. Por, është një rritje e qëndrueshme për faktin e ardhjes së emigrantëve, lëvizjes së turizmit dhe prishjes së masave”, u shpreh Tomini.

Teksa foli për një valë tjetër të koronavirusit, Tomini tha se arma ma e fortë për t’i bërë ballë përhapjes së tij është vaksinim, duke mos mohuar faktin që shumë shpejt do të kemi vaksinim të detyrueshëm. Sipas saj, fillimisht vaksinimi me detyrim do të nisë për disa grupe. “Popullsia shqiptare nuk krahasohet me Italinë dhe vendet e BE, një element shumë i rëndësishëm qenë përkrahja e popullatës ndaj vaksinimit dhe ka përkrahje për vaksinimin masiv. Deri tani komiteti i vaksinimit nuk ka dhënë rekomandim për vaksinim të detyruar për strukturat publike apo edhe frekuentimin e bareve. Por mund të ketë edhe në Shqipëri vaksinim të detyrueshme për grupe të caktuara”, deklaroi zëvendësministrja.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Jam e çmendur pas pastërtisë së shtëpisë”/ Rrëfehet Bebe Rexha: Babai im është rritur në Dibër dhe më ka mësuar te…
Artikulli tjetërShqipëria lùftòn me flakët, Bledi Çuçi vazhdon me pushime! Në Kukës ‘mbikqyr’ ministri i Brendshëm i Kosovës