Diell dhe temperatura deri në 40 gradë, ja parashikimi i motit sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Advertisements

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18°C në 33°C, në zonat e ulëta nga 24°C në 39°C dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 40°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3-4 ballë.

Advertisements

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm dhe të nxehtë. Temperaturat do të rriten ku do të variojnë: në zonat malore nga 17°C në 35°C dhe në zonat e ulëta nga 19°C në 37°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe Kosovën në krah, shuhet pas shumë orësh zjarri në tunelin e Kalimashit
Artikulli tjetërKëmbimi Valutor, 10 Gusht 2021