U largua mes lotësh, katalanasit nuk dorëzohen dhe bëjnë lëvizjen e menjëhershme

Largimi dra matik i Lionel Messit nga Barcelona duket se do të ketë shumë kthesa në të ardhmen, me katalanasit që pretendojnë se Paris Saint-Germain nuk mund të nënshkruajë me ikonën argjentinase, për shkak të problemeve të tyre financiare.

Advertisements

Avokatët në klubin spanjoll kanë paraqitur një ankesë në Gjykatën Europiane të Apelit, duke thënë se parisienët duhet të ndalen në ndjekjen e Messit, bazuar në të dhënat financiare.

Messi konfirmoi në konferencë për shtyp i përlotur, se ai do të largohet nga Barcelona këtë verë pas një jete në klub dhe tani është duke përfunduar detajet e kontratës së re me PSG.

Advertisements

Sidoqoftë, Barça duket se është e gatshme të bëjë gjithçka që mundet për të shmangur kalimin e lojtarit të tyre më të madh te një rival europian.

Juan Branco konfirmoi ankesën të dielën në mbrëmje, duke postuar në Tëitter një deklaratë ku shkruhej: “Në emër të partnerëve të FC Barcelona, ??firma ime ka përgatitur një ankesë në Komisionin Europian dhe kërkon pezullim të përkohshëm para gjykatave civile dhe administrative në Francë për të parandaluar Parisin-Saint Germain të firmosë me Lionel Messin”.

Raportet e PSG për sa i përket “Fair Play” është në situatë më kritike se FC Barcelona. Në 2019-2020, raporti i pagave ndaj të ardhurave të PSG kishte kaluar në vlerën 99%, ndërsa ai i Barcelonës ishte 54%

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit! “Shkrihet” PD e Korçës, japin dorëheqjen 51 drejtues: Basha po e bën partinë klienteliste për interesa personale!
Artikulli tjetërHoroskopi javor, 09-15 Gusht