Paralizohet trafiku në të katër anët e Durrësit, radhë kilometrike edhe në autostradë

Gushti ka sjellë fluks të shtuar të pushuesve në qytetin bregdetar të Durrësit.

Advertisements

Këtë fillim-jave trafiku i rënduar ka paral izuar lëvizjen në autostradën Tiranë-Durrës.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “FaxWeb”, makinat thuajse nuk lëvizin fare në autostradën Tiranë-Durrës, e respektivisht nga zona e Sukthit e deri tek “Mbikalimi i Shkozetit” prej radhëve kilometrike të automjeteve.

Advertisements

Fluks ka patur edhe në rrugën dytësore Plepa-Golem, rruga kryesore e lagjes nr.13, aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit, etj.

Kjo është një situatë e përvitshme, por nga viti në vit ka ardhur duke u rënduar kjo, për shkak se numri i pushuesve që zgjedhin Durrësin ka ardhur gjithnjë e më në rritje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE bujshme! Roshi i bashkohet Cikalleshit në Turqi, zbulohet rroga marramendëse që do përfitojë
Artikulli tjetërI fundit! “Shkrihet” PD e Korçës, japin dorëheqjen 51 drejtues: Basha po e bën partinë klienteliste për interesa personale!