Një “raketë” shqiptare në Turqi! Nuk është titulli i një paralajmërimi për lu ftë, por kalimi i mesfushorit të Kombëtares shqiptare në futbollin turk.
Advertisements
“Panorama Sport” ka siguruar ekskluzivisht foton e mesfushorit të Kombëtares, teksa nga dashamirës të gazetës është parë në aeroportin e Stambollit gjatë pasdites së djeshme. Pritet që mesfushori sot të paraqitet në skuadrën e Ligës së Parë turke, Boluspor.
Burime të sigurta i treguan gazetës se mesfushori do të firmosë një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon, duke përfituar në total 250 mijë euro në vit.
Advertisements
Odise Roshi është një futbollist i lirë këtë verë. Prej disa javësh, ai është i lirë, pasi përfundoi kontratën me skuadrën nga rajoni i Çeçenisë, Akhmat Grozni.
Futbollisti i Kombëtares deklaroi pak kohë më parë për gazetën se Turqia është një destinacion i mundshëm për të ardhmen e tij.
Dje, “Panorama Sport” ka siguruar një fotografi të mesfushorit, duke u akomoduar në aeroportin e Stambollit, në Turqi.
Lidhur me këtë, burime të besueshme të gazetës kanë bërë me dije se destinacioni i tij ishte skuadra e Bolusporit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!