Aksident në Durrës, makina përplas për vdekje kalimtaren

Një aksident me pasojë vdekjen e një 72-vjeçareje u regjistrua mbrëmjen e sotme në Durrës.

Advertisements

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.15 në Durrës rreth orës 21:35.

Sipas policisë, një 49-vjeçar me iniciale T.M. ka përplasur me makinë 72-vjeçaren me iniciale N.M. e cila po lëvizte në këmbë.

Advertisements

Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka ndërruar jetë ndërsa shoferi i makinës është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.08.2021, në orën 21:35, në lagjen nr.15, Durrës, një mjet me drejtues shtetasin T. M., 49 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. M., rreth 72 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFjoralba Ponari sërish e kërcënuar në punë, kësaj here Lei Kraja shfaq ambicien për të prezantuar “Portokallinë”
Artikulli tjetërVrasja e studentes nga bashkëshorti në Greqi, dyshohet se i shoqi e tradhtonte me një transgjinore! Njihuni me Emanuelën