E BUJSHME/ Personi që tentoi arratisjen nga 313-ta është Arbër Çekaj i 613 kg kokainë, tjetri është anëtari i bandës së babagjyshëve (DETAJE)

Një lajm i bujshëm bëhet me dije nga burime jozyrtare për mediat. Dy personat që tentuan të arratisen sot nga burgu 313 me vetëm një çarçaf, janë Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri.

Advertisements

Çekaj është akuzuar për trafikimin e 613 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri ndërsa Pjetri është anëtari i bandës së babagjyshëve që u bënë të famshëm kur u arrestuan në 2013, pasi vidhnin gjëra të çmuara dhe para të veshur si babagjyshë krishtlindjesh.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në burgun 313, ndërsa mësohet se ata përdorën vetëm një çarçaf për t’u arratisur në momentin a ajrimit jashtë qelive. Janë pikasur nga policia dhe mes tyre ka pasur një përplasje deri sa janë neutralizuar nga gardianët e burgut.

Advertisements

“Ata ndodheshin në katin e tretë të paraburgimit. Përmes një litari të improvizuar duke lidhur disa çarçavë kanë zbritur në katin e parë të burgut ku qendron administrata, por janë kapur nga policët e burgut dhe më pas u vu në lëvizja trupa e gatshme. Aktualisht janë duke u marrë në pyetje. Krahas dënimit që kanë mbi supe ata do të akuzohen tani edhe për “tentativë arratisje nga burgu””.

Kjo tentativë e tij për arratisje bëhet pak ditë para se ai të transferohej në një burg të sigurisë së lartë. Sa i takon Fatmir Pjetrit, ai konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

33-vjeçari, lindur në Pukë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal të vitit 2018, e ka dënuar me 30 vjet burg për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal (Babagjyshët) që gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol The Hague, u bë i mundur arrestimi i tij në Holandë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Për Arbër Çekajn Prokuroria kërkoi më herët 21 vite burg, por GJKKO e ka dënuar me 14 vite. Kujtojmë se ai u arrestua nga policia për 613 kg kokainë në Portin e Durrësit në vitin më 28 shkurt 2018.

Droga ishte fshehur në kontenierë me banane, ndërsa Çekaj përdorte emrin e kompanisë së tij të importit të frutave për të fshehur transportin e drogës. Ai u arratis nga Shqipëria duke ndërruar mbiemrin nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen. Në shkurt të 2018, ai kap në flagrancë nga policia gjermane në një banesë dykatëshe.

Gjithashtu si të përfshirë në trafikim janë edhe menaxheri i kompanisë Donaldo Lushaj dhe shoferi i kamionit Armando Pezaku, të cilët u arrestuan sëbashku me Çekajn.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakOlimpiada mbyllet me skandal, atleti francez bën veprimin e turpshëm gjatë maratonës
Artikulli tjetërBraçe “shumë i mërzitur” nga ikja e Messit, poston foton kur shkoi për herë të parë në Barcelonë