Prej disa orësh zjarri ka përfshirë masivin me pisha të fshatit Krushovë të Njësisë Administrative të Voskopojës.
Advertisements
Mjete zjarrfikëse të Bashkisë së Korçës dhe Forcat e Armatosura janë në terren për të parandaluar përhapjen e flakëve.
Sakaq drejt Korçës është nisur një helikopter ku ndodhet edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Advertisements
“Nga Pashalimani drejt Voskopojës ku para pak minutash shpërtheu një vatër zjarri në pyllin me pisha pranë fshatit Krushovë. Forca zjarrfikëse nga detasmenti i mbrojtjes civile dhe forcat e Bashkisë Korçë po shkojnë me shpejtësi për të shmangur më të keqen.”, shkruan ministri në një status në Facebook. /Opinion.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!