Kujtim Gjuzit i dështon protesta në Korçë, deputetit i “erren sytë” dhe ngatëron emrin e Goran Bregoviç: Gregor nëse kërkon ndjesë, të falim!

Si shumë figura të tjera edhe deputeti Kujtim Gjuzi nuk mund të qëndronte indiferent ndaj ardhjes së këngëtarit serb Goran Bregoviç në Korçë.

Advertisements

Më herët, Gjuzi përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi të gjithë ata që nuk dëshirojnë pjesëmarrjen e Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë t’i bashkohen atij në protestë.

Mirëpo, kjo protestë e Gjuzit, i cili kishte bërë edhe njoftim në Komisariatin e Korçës për mbajtjen e një proteste paqësore kundër këngëtarit ka dështuar, pasi vetëm tre persona i janë bashkuar.

Advertisements

Ata lëvizën përgjatë pedonales me një pankartë në duar, në të cilën shkruhej: Gregor Bregoviç nuk je i mirëpritur në festën e Birrës, nëse kërkon ndjesë për të kaluarën, të falim!

Deputeti si duket i janë “errësuar” aq shumë sytë nga zemërimi i ftesës së Bregoviç sa i ka ngatëruar dhe emrin, pasi nga Goran në pankartën në të cilën mbante në duar shkruhej Gregor.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGara shpejtësie e manovra të rrêzikshme në rrugë/ Makinat luksoze në “lupën” e policisë, ndëshkohen me gjôbë 123 shoferë
Artikulli tjetërManastirliu publikon fotot emocionuese: Mirë se erdhët në jetë Lindiell dhe Arisel! Mbi 92 mijë fëmijë kanë marrë bonusin e bebes