Ardhja e Goran Bregovic/ Reagon e revoltuar këngëtarja shqiptare: Turp! Kujtoni momentin kur djemtë e kombëtares tonë mezi kanë dalë nga stadiumi në Serbi

Ardhja e këngëtarit serb, Goran Bregovic ka nxitur një revoltë te shumë artistë shqiptarë. Përmes rrjeteve të tyre sociale, ata prej ditësh u kanë bërë thirrje autoriteteve përkatëse që të marrin masa ose në të kundërt do të bojkotojnë festivalin.

Advertisements

Pas revoltës së tyre nuk kishte si të mungonte as edhe një reagim nga Bashkia e Korçës. Në një prononcim për mediat kosovare, zyrtarë të bashkisë thanë se ftesa ndaj këngëtarit serb do të shqyrtohet më tej.

Gjithashtu, ata u bënë thirrje të gjithëve që të mos ngatërrojnë çështjet artiste me ato politike, si një mënyrë “për të qetësuar gja krat”.

Advertisements

Mirëpo, kjo deklaratë e tyre nuk ka qetësuar askënd, përkundrazi ka sjellë një reagim akoma dhe më të fortë nga artistët shqiptarë.

Pas Noizyt i cili tha se nëse ky koncert nuk anulohet do të nxitë fansat ta bojkotojnë, edhe këngëtarja Eni Koçi përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se është e tur pshme që Bashkia e Korçës do të shqyrtojë ftesën ndaj Goran Bregovicit, sepse ai nuk duhej ta kishte marrë kurrë një të tillë.

Ajo shton se Shqipëria dhe Kosova janë 1 dhe se ky koncert duhet të anulohet.

“Sa turp qe shqyrtohet nga autoritetet perkatese ne Korce, ardhja e Goran Bregovicit. Nje artist aleat i pushtetit serb dhe mbeshtetes i shtypjes br ut ale ndaj Shqiptarve. Shqiperia do ece perpara vetem kur te gjithe Shqiptaret ta duan me shpirt vendin e tyre. Qe nje vend te zhvillohet duhet qe populli ta doje vendin, ta mbroje identitetin dhe gj ak un e vet edhe pertej kufinjeve.

Nese nuk deshironi te hulumtoni faktet historike dhe urrejtes se Serbeve ndaj Shqiptareve, merrni rastin kur gjate ndeshjes se kombetares tone ne Serbi, djemte mezi kane dale qe aty pasi i gjithe stadiumi po i qellonte me sende te forta. Mos te flasim per mas ak rat dhe kr imet ndaj Shqiptareve te Kosoves, pla ge ende te hapura qe percjellin dhimbje te madhe tek secili prej nesh.

Nuk ka dallim mes Shqiperise dhe Kosoves, ne jemi 1. Nuk ka dallim as ne syte e popujve te tjere si Serbet, edhe per ta jemi 1. Bashkia e Korçes se bashku me “Birra Korçen” e cila me duket eshte nje nder sponsoret kryesore, duhet ta anulojne kete koncert”, shkruan Eni në reagimin e saj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Asnjë nuk të donte në ‘Përputhen’ se ishe…’, Sindi i kthehet keq ndjekësit
Artikulli tjetër“Jam e v*rgjër”, habit modelja shqiptare: Kam vendosur që të bëhem murgeshë!