Dita e sotme pritet që të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Sipas meteorologëve gjatë kësaj të premte parashikohet mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulë të karakterit lokal.
Advertisements
Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Temperaturat parashikohet të pësojnë rënie në të dyja vlerat.
Në zonat malore temperaturat pritet që të shkojnë 16°C deri në 30°C, zonat e ulëta 17°C deri në 34°C. ndërsa në zonat bregdetare 20°C deri në 33°C
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!