Berisha e kthen batutën “do hani bar” kundër Yuri Kim

Sali Berisha e ka përdorur shprehjen e Yuri Kim që u bë e famshme pak ditë më parë, kundër ambasadores amerikane.

Advertisements

Nëse Kim e shantazhoi Partinë Demokratike se po mos ndahej nga Berisha do “hante bar”, pra do sakrifikonte qëndrimin e gjatë larg pushtetit, ish kryeministri është marrë gjatë me këtë shprehje.

Ai ka shpjeguar origjinën e saj nga koha e regjimit komunist që i thoshte popullit të vet se do hanë bar por parimet dhe rrugën drejt Marksizëm Leninizmit nuk e shkelim.

Advertisements

Pra Berisha e vuri theksin se të gjitha rregjimet utopike i kërkojnë subjekteve të tyre, ti nënshtrohen fantazmagorive të pa vërteta.

Kështu po ndodh edhe sot aludoi Berisha duke e akuzuar ambasadoren Kim se përdor metodat e regjimit diktatorial për ta akuzuar atë si të korruptiar dhe minues të demokracisë.

Në konferencën për shtyp të organizuar prej tij, Berisha tha se shqiptarët nuk duhet të hanë bar por të kërkojnë të njohin të vërtetën. Duke lajmëruar se ai e ka depozituar padinë për shpifje kundër sekretarit të Shtetit Blinken në gjykatën e Parisit, ai tha se kërkonte vetëm një gjë: të nxirreshin faktet apo dokumentat që e kishin shpallur atë ‘Non Grata”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMinistri jep lajmin që të gjithë e prisnin: Parandalohet katastrofa nga zjarri në zonën e lumit të Vlorës
Artikulli tjetërKështjella 120-vjeçare del në shitje për vetëm 1£