Vaksina anti-Covid në shumë vende po bëhet e detyrueshme për qytetarët dhe ata të cilët ende nuk kanë marrë të dyja dozat nuk mund të frenkuentojnë shumë ambiente publike.
Advertisements
Duke kuptuar rëndësinë që vaksina ka për parandalimin e Covid-19 dhe shpëtimin e jetëve të shumë qytetarëve, lokalet në Kosovë së fundmi ka ndërmarrë një ide mjaft kreative.
Në sheshin në Prishtinë, menaxherët e shumë lokaleve kanë marrë nismë që t’u ofrojnë kafe dhe ujë falas personave të cilët janë vaksinuar.
Advertisements
Adriatik Gashi, menaxheri një prej lokaleve tha se ata e kanë bërë këtë ofertë në mënyrë që të kontribuojnë në vetëdijësimin e qytetarëve për vaksinim.
“Ta kenë dëshminë për marrjen e vaksinës dhe nga ne e marrin nga një kafe dhe ujë prej shtëpisë”, tha ai.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!