Masat ajrore relativisht të paqëndrueshme do të vijojnë të ndikojnë vendin tonë edhe ditën e premte.
Advertisements
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulë të karakterit lokal.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 12m/sek.
Advertisements
Temperaturat parashikohet të pësojnë rënie në të dyja vlerat.
Më konkretisht:
zonat malore 16°C deri në 30°C
zonat e ulëta 17°C deri në 34°C
zonat bregdetare 20°C deri në 33°C
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!