Ambasada amerikane thirrje Kosovës për vaksinim: Mos bini pre e dezinformimit!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Advertisements

Në njoftimin e bërë nga kjo ambasadë thuhet se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të ruajtur shëndetin.

“Me variantin vd ekj ep urës Delta në rritje, vaksinimi është e vetmja zgjidhje. Kur jeni i vaksinuar nuk ka gjasa që të infektoheni me COVID-19, ose nëse ndodh do të keni simptoma më të lehta. Mos bini pre e dezinformimit, vaksinat janë të sigurta dhe efektive”, ka njoftuar ambasada e SHBA-ve në Kosovë.

Advertisements

Ndryshe, kujtojmë se të mërkurën në vendin tonë janë shënuar 221 raste të reja me coronavirus dhe një person ka humbur jetën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI FUNDIT/ Nis konferenca urgjente e Berishës, zbulon lajmin e papritur para gazetarëve
Artikulli tjetërBerisha nuk e fal Yuri Kim: Unë po bëj gjithçka që shqiptarët mos të hanë bar, ajo e lidh me diktaturën, vetëm Zoti më pengon që…