Si është situata tani me zjarret? Ministria e Mbrojtjes sërish REZYME: Karaburuni ende aktiv, po punojmë për të shuar flakët, kemi edhe 6 vatra …

SITUATA E ZJARREVE NË VEND

Advertisements

Aktualisht në të gjithë vendin janë 6 vatra aktive. 2 janë shuar tërësisht, ndërsa 1 vatër është izoluar. Zjarri në Gadishullin e Karaburunit vijon të jetë aktiv. Vazhdon operacioni sërish sot për shuarjen e vatrave. Zjarri në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës është izoluar në pjesën më të madhe të tij. Sot ka filluar operacioni për shuarjen e plotë të tij. Vijon zjarri edhe në Fushë Arrëz. Në ndihmë të punonjësve vendorë ka shkuar edhe mbështetja me efektivë nga Forcat e Armatosura. Në fshatin Lukan, në Dibër flakët momentalisht janë izoluar.

Në fshatrat e Njësisë Administrative Antigone kanë vijuar të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Arshi Lengo, Asim Zeneli, Krinë. Operacioni po vijon për shuarjen përfundimtare të tyre. Në fshatrat e Njësisë Administrative Lunxhëri vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Qesorat, Dhoksat, Tranoshisht dhe Saraqinisht. Ka vijuar operacioni me te gjitha forcat operacionale. Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Gadurovë- Selishtë, bashkia Mallakastër. Sot kanë filluar operacionin forcat në nivel qarku. Është shuar zjarri në një sipërfaqe me pisha dhe shkurre në Qafë Murrë, bashkia Dibër si dhe në Malin e Shëngjinit, bashkia Lezhë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNgjarje e rëndë/ 21-vjeçarja humb jetën një orë pas dasmës, nuk kishte hequr ende fustanin e nusërisë
Artikulli tjetërDhjetra persona shihen të shtrirë në tokë, mes tyre dhe fëmijë/ Shihni pamjet nga trageti Bari-Durrës (video)