Video/ Makina përmbyset mes rrugës, aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit (EMRI)

Një aksi dent ka ndodhur në Itali ku ka humbur jetën një shqiptar në zonën e Vincenza-s.

Advertisements

48-vjeçari shqiptar, Ilirjan Reshataj ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip BMW. Si pasojë e shpejtësisë, ai ka përfunduar i përmbysur në anë të rrugës.

Sipas mediave italiane, në momentin që ka mbërritur policia dhe ambulanca, trupin e shqiptarit e kanë gjetur jashtë mjetit duke dëshmuar dhe një herë aksi dentin e rëndë.

Advertisements

Autoritetet vendase bëjnë me dije se 48-vjeçari ka qenë duke udhëtuar në rrugë dhe në një moment është përplasur me barrierën anësore. Pastaj ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Në vendin e ngjarjes ndodheshin zjarrfikësit, ndërkohë që për masë sigurie shkoi edhe një helikopter. Por fatkeqësisht shqiptari kishte humbur jetën menjëherë në aksi dent. Ai jetonte prej disa vitesh në Bolzano me familjen dhe ishte kamionist.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKëmbimi Valutor, 5 Gusht 2021
Artikulli tjetër“Alienët mund të hapin Tokën si një arrë”/ Ish-zyrtari britanik bën deklaratën e fortë