Zjarri në Gjirokastër nuk njeh kufi, kalon në territorin grek. Flakët deri më tani nuk rrezikojnë zonat e banuara, 17 zjarrëfikëse janë pozicionuar në pikat kryesore

Zjarret që prej ditësh kanë përfshirë jugun e Shqipërisë, kryesisht qarkun e Gjirokastrës, tashmë kanë kaluar në kufrin grek.

Advertisements

Mediat greke raportojnë se pak momente më parë zjarri që po përhapej në një pjesë të Shqipërisë, ka hyrë në territorin grek, në zonën e Limeri Filiates, një zonë e pyllëzuar dhe e paarritshme.

Sipas informacioneve zjarri nuk përbën kërcënim për vendbanimet për momentin, ndërsa shtatë automjete të Shërbimit Zjarrfikës me 17 zjarrfikës janë vendosur në pikat kryesore.

Advertisements

Kujtojmë se ditën e djeshme në Shqipëri është shënuar viktima e parë nga zjarri, teksa janë kërcënuar shumë banesa dhe banorët e disa fshatrave në Gjirokastër janë evakuuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit/ Regjistrohet ṿḋeḳja e parë nga zjarret në Kosovë, ja çfarë ka ndodhur
Artikulli tjetër“Po na djeg tokat”/ Mediat greke thonë se zjarri i Shqipërisë ka kaluar kufirin