Dua Lipa ia mori valles me raki në kokë dhe “Qyqekun” e Remzie Osmanit, reagon vetë këngëtarja e muzikës popullore

Pak më parë, këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa i ka treguar botës çdo të thotë të jesh shqiptar përmes një video të publikuar në Instagram. Ajo shfaqej me gotën e rakisë në kokë, shami në dorë teksa kërcen këngën e Remzie dhe Nexhat Osmanit “Hajde luj qyqek”.

Advertisements

Ndërkohë që në sfond dëgjohet “Lujma belin”, Dua duket se po argëtohet shumë në mes e rrethuar nga familjarët dhe miqtë.

Advertisements

Ndërkohë, menjëherë ka reaguar edhe Remzia, e cila e ka ripostuar këtë video në profilin e saj në Instagram, duke theksuar se është kënaqësi të shohësh një yll si Dua, që nuk harron gjuhën dhe muzikën shqiptare.

“Kenaqesi me e pa se si nje yll boteror si Dua, eshte kaq modeste dhe nuk e harron as vendin as gjuhen e besa as muziken shqipe. Faleminderit Dua. Je yll❤️”, janë fjalët e Osmanit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTea Trifoni bën ndërhyrje në gjoks, dalin pamjet (foto)
Artikulli tjetërLuana “ngre” temperaturat me fotot nga pushimet: Mirë me vapën