Nis vala e tretë? Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Ka rritje të ndjeshme të rasteve në 24 orë

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Advertisements

Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Advertisements

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4,471 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 65 qytetarë, në këto bashki: 22 raste në Tiranë, 6 raste në Sarandë, 5 raste në Fier, Elbasan, 4 raste në Shkodër, Vlorë, Vau i Dejës, Peqin, 2 raste në Has, Kavajë, 1 rast në Krujë, Korçë, Lezhë, Lushnje, Pogradec, Himarë, Kuçovë.

Aktualisht janë 463 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,291 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 65

Të shëruar në 24 orë 35

Të shtruar në spitale 20

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 4,471

Testime totale 911,147

Raste pozitive 133,211

Raste të shëruara 130,291

Raste Aktive 463

Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 175

Elbasan 64

Vlorë 43

Shkodër 40

Lezhë 34

Kukës 29

Fier 27

Berat 23

Durrës 11

Korçë 11

Gjirokastër 6

Top Channel

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Për korrupsion ndaj efektivit e di që αrrestohesh?!”, prαngoset ‘LIVE’ i riu që i dha policit 50 euro pse po ecte me 133 km/h (VIDEO)
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Aksiḋént me 8 të lénḋuar në qytetin shqiptar, ja si ka ndodhur