Gjithë natën vijuan zja rret në Karaburun dhe sot në mëngjes në ditën e tetë, flakët po përparojnë me shpejtësi drejt Llogorasë dhe zonave të banuara në Dukat.
Advertisements
Nëse zj arri mbërrin atje, dëmi do të jetë i jashtëzakonshëm por edhe rruga nacionale bëhet e pakalueshme. Në ditën e tetë të katastrofës natyrore në Karaburun, ushtria ka ndihmuar me 500 forca emergjencat. Ushtarët janë të pajisur vetëm me nga një lopatë, por ndërhyrja e tyre është e rre zikshme sepse fl akët ecin më shpejt se njerëzit.
Ndërkohë helikopteri që u përdor për të shuar fl akët një ditë më parë, sot nuk është shfaqur ndërsa situata është shumë më e rëndë. Në ditën e tetë të shpër thimit të fl akëve në zonë ka shkuar edhe shefi i em ergjencave civile, Haki Çako.
Advertisements
Kontrolli i lartë i shtetit u pengua që të bënte kontroll pranë emergjencave me arsyetimin se drejtuesi ishte me pushime. Çako u pyet sot edhe për këtë konflikt.
Ndërkohë zj arre në pyje ka edhe në Cukal të Vaut të Dejës, si dhe në Lunxhëri në Gjirokastër.
Top Channel/ Zjarret s’po i ndal askush, flakët nga Karaburuni po ecin me shpejtësi drejt Llogorasë
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!