U tha se i kanë vjedhur shtëpinë në Lalëz, reagon Kraja

Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Arben Kraja hedh poshtë lajmet se banesa e tij ka rënë pre e hajdutëve.

Advertisements

Ditën e djeshme, portali “Albanian Post” raportoi se në Lalëz ishin vjedhur 7 shtëpi, mes tyre ajo e kreut të SPAK, Arben Kraja.

Por ky i fundit, në një prononcim për “Reporttv” ka thënë se lajmi është i rremë dhe është sajuar për të goditur integritetin e SPAK dhe institucionet e drejtësisë së re.

Advertisements

“Ju garantoj se SPAK nuk do të ndikohet nga Fake Neës. Nuk më është vjedhur banesa as këto ditë, as më herët”, u shpreh Kraja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPeleshi e pranon pa të keq: Kemi vetëm 1 helikopter në gjendje për shuarjen e zjarreve, ja si do te veprojmë
Artikulli tjetërGushti nis me rënie drastike të euros në tregun vendas, niveli më i ulët që nga dhjetori 2019