Një lajm i mirë vjen nga Meteoalb në këto ditë shumë të nxehta vere: Të enjten do të bjerë shi! Meteoalb bën me dije se deri ditën e mërkurë do të jenë prezentë ditët e nxehta, por nga dita e enjte e deri në fundjavë do kemi një rënie të temperaturave.
Advertisements
Ditën e enjte kryesisht do të kemi prezencë të vranësirave dhe reshjeve të lehta të shiut. Ditët e para të javës vendi do të jetë i “mbërthyer” nga i nxehti afrikan për shkak të ndikimit të masave ajrore nga veriu i Afrikës që vijojnë të kushtëzojnë motin. Më të rrezikuarit në këtë periudhë janë të moshuarit, të sëmurët kardiovaskularë, diabetikët, astmatikët, të sëmurët mendorë, fëmijët e vegjël dhe jo vetëm, si dhe gratë shtatzëna.
Kujtojmë se mjekët apelojnë që të shmangen sa më shumë të jetë e mundur daljet në pikun e vapës (ora 11:00-17:00) dhe këtë periudhë të konsumohen sa më shumë lëngje.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!