Shqipëria “përvëlohet” edhe sot, IGJEUM: Nivel “i lartë” rreziku për zjarrte në të gjitha qarqet

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vend, ku duket se nuk do të mungojnë sërish temperaturat e larta. Sipas IGJEUM pritet nivel “I LARTË” rreziku në pothuajse të gjitha qarqet e vendit. Vetëm në qarqet Dibër dhe Durrës pritet nivel “I MODERUAR” rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Advertisements

Flakët mund të ndihmohen edhe nga era, e cila pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë në zonat malore.

Postimi:

Advertisements

ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite (e diel dt.01) dhe nesër (e hënë dt.02) pritet nivel “I LARTË” rreziku në pothuajse të gjitha qarqet e vendit. Vetëm në qarqet Dibër dhe Durrës pritet nivel “I MODERUAR” rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet Dibër dhe Durrës pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Dibër (Veriperëndim) dhe Durrës (Lindje).

Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.
PARASHIKIMI METEO
RESHJET
Sot pasdite (e diel dt.01) dhe nesër (e hënë dt.02) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e hënë dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 26 / 35 °C
në vendet e ulëta: 25 / 39 °C
në vendet malore: 19 / 34 °C

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Delta” është përhapur gjerësisht në Shqipëri, rastet pozitive rriten ndjeshëm
Artikulli tjetërYuri Kim e paralajmëroi dhe i kërkoi të mos futet në parlament, Sali Berisha i përgjigjet me videon e fortë