Aksidenti tragjik i autobusit në Kroaci, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetë qytetarë nga Kosova, që ktheheshin për pushime në vendlindje nga Gjermania, tregoi edhe një herë rëndësinë e përdorimit të rripit të sigurimit.
Advertisements
Shefi i Shërbimit të Sigurisë në Trafik nga Ministria e Brendshme kroate, Josip Mataija, tha se një pjesë e udhëtarëve ranë nga autobusi sepse ata nuk ishin të lidhur me rripin e sigurimit.
Autobusi që u aksidentua është i prodhimit më të ri dhe të gjitha sediljet ishin të pajisura me rripa sigurie, raporton portali kroat, Telegram, shkruan Gazeta Express.
Advertisements
“Të gjithë ata që nuk u lidhën dhe nuk u lënduan nuk do të kenë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim, as familjet e të vdekurve që nuk ishin lidhur”, ka deklaruar Matija.
Transportuesit e autobusëve në Kroaci thanë se është pothuajse e pamundur që shoferët të kontrollojnë se cili nga pasagjerët është i lidhur e kush nuk është.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!