Roja i plazhit në Splille ka arritur t’i shpëtojë jetën një të riu nga Kavaja ditën e sotme.
Advertisements
Situata ka qenë tepër serioze pasi djali është hedhur në det dhe ka dëmtuar qafën, duke mbetur pa ndjenja. Për fat të mirë roja e ka pikasur atë duke ndërhyrë menjëherë.
“Nje tjeter rast eshte raportuar sot nga Vrojtuesit e Plazhit te Spillese. Nje pushues me inicialet N.M, nga Kavaja eshte hedhur ne uje duke demtuar pjesen e qafes dhe me pas ka mbetur pa ndjenja derisa Vrojtuesi i Plazhit, Idajet Roçi e ka rikuperuar duke i dhene ndihmen e pare dhe duke e imobilizuar per te shmangur ndonje demtim te metejshem. Me pas Vrojtuesi ka lajmeruar ambulancen per trajtim me te specializuar. Faleminderit Idajet”, shkruan Federata e Vrojtuesve të Plazhit.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!