Nga arkitektura e muzika, Zaimina Vasjari bëhet specialiste e Ujësjellësve. U emërua për të “zgjidhur hallet” e Durrësit me ujë të pijshëm (Dokumenti)

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është emëruar specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut.

Advertisements

Në dokumentin e siguruar nga Panorama.al shihet se Vasjari është emëruar në këtë detyrë prej datës 10 qershor.

Vendimi mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi.

Advertisements

Zaimina Vasjari përveçse këngëtare, mban edhe titullin e “Miss Shqiperia 2002”, ndërsa është diplomuar në degën e Arkitekturës. Por prej datës 10 qershor ajo ka marrë përsipër që të zgjidhë edhe hallet e komunitetit të Shijakut për ujin e pijshëm.

Prej disa kohësh Vasjari ka qëndruar e tërhequr nga bota e muzikës. Ajo është e martuar me biznesmenin Klodian Asllani.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI nxehti “afrikan” dhe sêmundjet e zemrês, Brataj thirrje qyetarëve: Shmangni daljet në orët e pikut, ja kush duhet të ketë më shumë kujdes
Artikulli tjetërShoferi me “Jaguar” “fluturon” në Rrugën e Kombit, efektivët vendosin mijëra gjoba për drejtuesit e mjeteve që shkelën Kodin Rrugor