Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Florida, SHBA, ku një 27-vjeçare shqiptare është gjetur e vr arë në një makinë. Trupi i pajetë i nënës së dy fëmijëve të mi tur, u gjet brenda makinës së saj pranë Kopshtit Memorial ‘Woodlawn’ në Shën Petersburg rreth orës 17:30 të së shtunës.
Advertisements
Mediat amerikane shkruajnë se bëhet fjalë për shtetasen Joana Peca, me origjinë nga Gjirokastra. Oficerja e Informacionit Publik të Departamentit të Policisë në Shën Petersburg, Sandra Bentil ka pohuar për mediat amerikane se një telefonatë 911 erdhi rreth orës 17:30 pasdite të së shtunës ku thuhej se një personi ishte që lluar. Kur oficerët mbërritën, Bentil tha se gjetën 27-vjeçaren të vde kur brenda një makine nga një pla gë e dukshme me ar më zjarri, ndërkohë që dy fëmijët e saj, ishin të padëmtuar, por të tme rruar. “Dy fëmijë të vegjël sonte do të shkojnë në shtrat pa nënën e tyre,” tha e pr ekur oficerja e policisë.
Aktualisht policia vazhdon të hetojë të dyshuarit e mundshëm për krimin e rëndë që i mori jetën shqiptares. Policia iu ka bërë thirrje gjithashtu qytetarëve që të raportojnë nëse kanë të dhëna mbi ketë ngjarje. Ndërkohë, “BalkanWeb” mëson se e reja shqiptare kishte emigruar prej kohësh për një jetë më të mirë në SHBA, ku ishte vendosur në Florida. Po ashtu “BW” ka mësuar se shumë vite më parë, 27-vjeçares i kanë ekze kutuar babain në Shqipëri në vitin 1996, ndërsa dyshohet se ishte përfshirë në cështje të trafikut të dro gës. Deri më tani nuk dihen rrethanat dhe arsyet se si ka ndodhur kr imi në fjalë, ndërkohë që policia amerikane po heton.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!